Shaqiri po shijon sezonin më të mirë në karrierë

  • 24 February 2018 - 15:35
Shaqiri po shijon sezonin më të mirë në karrierë

Për herë të parë në karrierë, Shaqiri ka arritur të shënojë gol tre ndeshje me radhë në Ligë (Bundesliga, Serie A, Premierligë). Përveç kësaj, goli kundër Leicesterit ishte i shtatë këtë sezon, më i miri në karrierë në top pesë ligat evropiane.

Stoke City ka barazuar 1-1 me Leicester City. Stoke mori një pikë fal supergolit të Xherdan Shaqirit në fund të pjesës së parë. Kjo ishte hera e parë që Shaqiri realizoi tre ndeshje me radhë, këtë nuk e kishte arritur as në Bundelsiga me Bayern Munich e as në Serie A me Interin.

“Për herë të parë në karrierë në top pesë ligat Evropiane, Shqiri ka arritur të realizojë gol 3 ndeshje me radhë”, bën të ditur faqja për histori dhe statistika “Opta”.

Goli kundër Leicesterit ishte i 7’ti këtë sezon, edicioni më i mirë në karrierën e shqiptarit. Më së shumti gola në një sezon në Ligë kishte shënuar me fanellën e Bayern Munich në sezonin 2013/14, gjithsej 6 gola. 

(Kosova Sot)