Magani: Fitore e vështirë por shumë e rëndësishme

  • 24 February 2018 - 16:08
Magani: Fitore e vështirë por shumë e rëndësishme

Kampioni në fuqi i Kosovës, Trepça ’89 ka marrë një fitore tejet të rëndësishme në udhëtim te Besa.

‘Minatorët’ triumfuan me rezultat minimal 0-1 falë një autogoli të shënuar nga vendasit.

Trajneri nga Shqipëria i Trepçës ’89, Gugash Magani ka thënë pas ndeshjes se ishte një fitore tejet e rëndësishme edhe pse e vështirë.

“Ishte një ndeshje e vështirë dhe morëm edhe fitoren me vështirësi, por që këto tri pikë ishin shumë të rëndësishme”.

“E rëndësishme ishte ta fitonim këtë ndeshje, por skuadra ende nuk ka ardhur në formën më të mirë. Në përgjithësi jam i kënaqur”, ka thënë Magani.

Ish-trajneri i Teutës së Durrësit ka thënë se prurjet në afatin kalimtar të janarit nuk janë në formën optimal.

“Futbollistët që erdhën në afatin kalimtar të janarit nuk janë ende në formën optimale. Skuadra nuk është akoma aty ku un mendoj se duhet të jetë”, tha Magani.

Krejt në fund ai foli edhe për ndeshjen e radhës që e luajnë ndaj Prishtinës duke thënë se duhet ta mposhtin klubin nga kryeqyteti kosovar.

Trepça ’89 pas kësaj fitore është ngjitur në pozitën e katërt në tabelë me 33 pikë të tubuara, tri më pak se lideri Prishtina. 

(Kosova Sot)