Gojani: Jam i kënaqur me angazhimin e futbollistëve

  • 24 February 2018 - 16:05
Gojani: Jam i kënaqur me angazhimin e futbollistëve

Vëllaznimi dhe Prishtina kanë ndarë pikët në klasikën e futbollit kosovar.

Skuadra vendase ishte më dominuese në fushë dhe shpesh herë ka atakuar portën mysafire.Trajneri i Vëllaznimit, Arsim Gojani ka thënë se me më shumë fat do ta fitonin këtë takim.

“Me më shumë fat po të kishim do ta fitonim ndeshjen”, u shpreh fillimisht Gojani.Tekniku gjakovar ka thënë se gjyqtari kryesor ka mundur të akordoj një penallti në të mirë të skuadrës së tij. 

“Gjyqtari ka mundur të akordojë një penallti në pjesën e parë, por ajo i takon atij”, vazhdoi Gojani. Gjakovari thotë se është i kënaqur me pikën e fituar por edhe me angazhimin e futbollistëve.

“Jam shumë i kënaqur me angazhimin e futbollistëve në këtë takim por edhe me pikën e fituar”, përfundoi Gojani. Në javën e ardhshme Vëllaznimi do të luaj si mysafir te Drita. 

(Kosova Sot)