Juventusi në telashe, Bernardeschi mund të operohet – Higuain mungon kundër Atalantas

  • 24 February 2018 - 16:14
Juventusi në telashe, Bernardeschi mund të operohet – Higuain mungon kundër Atalantas

Max Allegri ka konfirmuar se Federico Bernardeschi mund t’i nënshtrohet një operacioni, ndërsa Gonzalo Higuain nuk është i gatshëm për Atalantan.

Telashet kanë filluar për Zonjën e Vjetër. Trajneri i Juves, Massimiliano Allegri, ka deklaruar se Bernardeschi mund të ketë nevojë t’i nënshtrohet një operacioni pas lëndimit që pësoi kundër Torinos javën e kaluar.

Ndërsa konfirmoi mungesën e Gonzalo Higuainit kundër Atalantas.

“Bernardeschi do të marrë trajtime për 20 ditë. Nëse gjatë kësaj kohe nuk riaftësohet, trajtimi nëse nuk ka efekt – do të shohim nëse ai duhet të operohet. Fatkeqësisht, kjo është situata me Federicon”, tha Allegri.

“Higuain mori një goditje në kyç javën e kaluar, ai nuk është stërvitur me ekipin që atëherë, ka punuar ndaras nga të tjerët, kështu që nuk do të jetë i gatshëm për nesër”.

“Blaise Matuidi dhe Mario Mandzukic janë të gatshëm. Mattia De Sciglio ka probleme muskulore në kofshë dhe do të qartësohet gjithçka javën e ardhshme. Juan Cuadrado po punon, por i mbetet ende rrugë e gjatë për t’u kthyer”, shtoi mes tjerash Allegri. 

(Kosova Sot)