Andre Silva në shitje, Arsenali favorit për ta transferuar

  • 24 February 2018 - 20:13
Andre Silva në shitje, Arsenali favorit për ta transferuar

Milani gjithnjë pritet të shesë sulmuesin portugez Andre Silva, ndërsa Arsenali janë favoritët për të fituar shërbimet e tij.

22-vjeçari ishte një nga blerjet më të mëdha në një zbavitje të shpenzimeve prej 200 milion eurosh nga Milani, duke ardhur nga Porto për një kosto prej 38 milionë euro plus bonuset.

Megjithëse ai ka shënuar tetë gola në 12 paraqitjet e Ligës së Evropës këtë sezon, duke përfshirë raundin paraprak, ai është ende pa gola në Serie A.

Që kur trajneri Gennaro Gattuso mori përsipër ekipin nga Vincenzo Montella dhe e shtyu sistemin në 4-3-3, Andre Silva ka luftuar shumë keq për të marr besimin e trajnerit duke mbetur si zgjedhje e tretë.

Andre Silva assesi ta gjej golin e parë në Serie A.

Sipas gazetës italiane Tuttosport dhe mediumeve të tjera, Milani kanë hapur derën për një shitje këtë verë të sulmuesit portugez.

Agjenti i njohur Jorge Mendes vizitoi selinë e Rossonerëve dhe iu tha të gjejë një tjetër klub për sulmuesin.

Arsenali janë favoritët, pasi ata kishin qenë të interesuar edhe para se të transferohej në Milan, ndërsa Everton ishin gjithashtu një alternativë.

Andre Silva ka një numër shumë mbresëlënës të 11 golave në vetëm 18 paraqitje për Kombëtaren e Portugalisë. 

(Kosova Sot)