Momenti kur Ronaldo iu kërkon tifozëve t’i duartrokasin Benzemas

  • 24 February 2018 - 21:29
Momenti kur Ronaldo iu kërkon tifozëve t’i duartrokasin Benzemas

Cristiano Ronaldo ishte ai që hapi serinë e golave për Real Madridin kundër Alavesit të shtunën pasdite, por goli superylli portugez nuk do të kishte qenë i mundur pa asistin e shkëlqyer të Karim Benzemas.

I vetëdijshëm për këtë, Ronaldo iu kërkon tifozëve në “Santiago Bernabeu” t’i duartrokasin numrit 9 për pasimin e mençur të tij.

Benzema e humbi një rast shumë të mirë në fillim të pjesës së parë dhe u vërshëllye nga tifozët për këtë, prandaj Ronaldo deshi që asisti shpagues i francezit të vlerësohej nga tifozët.

Qendërsulmuesi francez po ashtu e përgatiti edhe golin e Gareth Bale në pjesë të dytë.

Për më tepër, Ronaldo nuk e gjuajti penalltinë në fund të ndeshjes, duke ia dhënë rastin Benzemas ta ekzekutojë atë, i cili shënoi duke e mbyllur ndeshjen me një gol dhe dy asiste. 

(Kosova Sot)