E çuditshme, por e vërtetë: Lojtarët e Interit kanë po aq paraqitje sa ata të Beneventos në Ligën e Kampionëve

  • 24 February 2018 - 21:48
E çuditshme, por e vërtetë: Lojtarët e Interit kanë po aq paraqitje sa ata të Beneventos në Ligën e Kampionëve

Xhiro e 26-të për Interin në Serie A si kundërshtarë kishte rezervuar Beneventon.

Zikaltrit janë favorit për këtë takim pasi qëllimi final është që të vazhdojnë afër top katërshes që në fund një vend i dërgon në Ligën e Kampionëve për sezonin 2018/19.

Por, një fakt interesant është shfaqur para fillimit të këtij takimi.

Nga gjithë lojtarët që skuadrat kanë grumbulluar, ato kanë një të përbashkët.

Nëse mbledhin numrin e paraqitjeve të lojtarëve të Interit në Ligën e Kampionëve, atëherë del që të gjithë së bashku kanë 99 paraqitje, aq sa edhe lojtarët e Beneventos.

Te Interi është Miranda lojtari me më së shumti paraqitje në garën më të madhe për klube, kurse te Benevento është Bacary Sagna.

Bacary Sagna gjatë një dueli me Ibran sa ishte pjesë e Arsenalit 

Mbrojtësi brazilian i Interit ato paraqitje i ka me Atletico Madriditn, kurse ai francez shumicën me Arsenalin.

Image

(Kosova Sot)