Barcelona 6-1 Girona: Notat e lojtarëve, maksimale për Messin dhe Suarezin (Foto)

  • 24 February 2018 - 23:08
Barcelona 6-1 Girona: Notat e lojtarëve, maksimale për Messin dhe Suarezin (Foto)

Barcelona ka fituar me rezultat të thellë 6-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e 25-të të La Ligas ndaj Gironas.

Skuadra e Ernesto Valverdes ka vazhduar pa humbje në kampionatin spanjoll, ku në ndeshjen e fundit në Camp Nou kanë shkatërruar rivalin lokal, Gironan.

Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Luis Suarez (5′, 44′, 76′), Lionel Messi (30′, 36′) dhe Philippe Coutinho (66′) për Barçën, ndërsa Portu (3′) shënoi për mysafirët.

Dyshja Messi-Suarez ishin të pandalshëm në këtë ndeshje dhe të dy u vlerësuan më së larti duke u notuar me notë maksimale 10.

Në anën tjetër, nota më e ulët e ndeshje shkoi për anësorin e mysafirëve, Aday Benitez, i cili u notua me 5.1. 

Barcelona:

Image

Girona:

Image

(Kosova Sot)