Coutinho: Po e mësoj stilin e lojës së Barcelonës pak nga pak

  • 24 February 2018 - 23:38
Coutinho: Po e mësoj stilin e lojës së Barcelonës pak nga pak

Philippe Coutinho ka thënë është duke e mësuar stilin e lojës së Barcelonës pak nga pak, pas fitores së thellë 6-1 ndaj Gironës të shtunën në mbrëmje.

Mesfushori brazilian shënoi një fol spektakolar në këtë ndeshje, i cili ishte i dytë për për Barcelonën që prej transferimit nga Liverpooli në janar për 160 milionë euro.

Coutinho është duke u përmirësuar pas çdo ndeshjeje dhe po ndihet më i lehtësuar në fanellën e Barçës.

“Stili i Barcelonës është ndryshe. Ne luajmë shumë me top dhe jam duke mësuar pak nga pak”, ka thënë Coutinho pas ndeshjes.

“Më duhet të punoj fort”, ka shtuar ai. 

(Kosova Sot)