Ranocchia: Interi tregoi karakter, nuk ishte penallti ajo ndaj Cataldit

  • 24 February 2018 - 23:46
Ranocchia: Interi tregoi karakter, nuk ishte penallti ajo ndaj Cataldit

Mbrojtësi i Interit, Andrea Ranocchia, është shprehur i lumtur për fitoren 2-0 ndaj Beneventos, ku ai shënon golin e dytë në takim.

Italiani tha se ishin të vetëdijshëm se nuk do ishte një ndeshje e lehtë dhe se tani janë gati për derbin ndaj Milanit.

“Ishte shumë e vështirë. Benevento luajti mirë dhe ne e dinim që do të ishte e vështirë, por treguam karakterin tonë dhe i sollëm në shtëpi këto pikë vendimtare”, ka thënë Ranocchia për Mediaset Premium.

Intervista pas ndeshjes

“Është e rëndësishme që në këto momente të qëndrojmë së bashku, të mbështetmi në njëri-tjetrin dhe të marrim pikë”.

“Puna e madhe gjithmonë paguhet. Kjo skuadër ka ende punë për të bërë dhe shumë për të treguar. Tani për derbin, jemi më të lehtësuar”.

Ranocchia gjithashtu u pyet edhe për një penallti të mundshme në Danilo Cataldit.

Edhe Spalletti pas ndeshjes tha se nuk ishte penallti

“Unë thjesht qëndrova aty, nuk lëviza dhe ai vrapoi në mua. Nuk mund të zhdukesha”, ka shtuar italiani.

Goli tjetër në këtë takim u shënua nga Milan Skriniar.

(Kosova Sot)