Spalletti: Fitore e vështirë, por e merituar

  • 24 February 2018 - 23:57
Spalletti: Fitore e vështirë, por e merituar

Luciano Spalletti këmbëngul se Interi i tij e meritoi fitoren ndaj Beneventos, megjithëse e cilësoi si një luftë, ku pa ekipin e tij të luante “me zemër”.

Nerazzurët u rikthyen te fitoret në Serie A, duke e mposhtur Beneventon me rezultat 2-0, ku golat erdhën nga dy qendërmbrojtësit, Milan Skriniar dhe Andrea Ranocchia.

“Është e qartë, në këtë moment nuk po luajmë me shumë karakter apo cilësi. Ishte e qartë nga fillimi, pasi nuk po bënim lojë. Kjo tregoi se sa presion dhe tension është për djemtë”, ka thënë fillimisht Spalletti për Mediaset Premium.

“Kur Benevento na sulmonte, lojtarët tanë bënë shumë gabime, por ju mund të thoni se ata luajtën me zemër. Është e vështirë të fokusohesh me kokën tënde në raste si kjo, por zemra mund të gjejë një mënyrë”.

Festa e lojtarëve të Interit pas golit të Ranocchias 

“Benevento qarkullonte topin mirë, ka një trajner të zgjuar dhe cilësi në krah. Një skuadër si Benevento që e qarkullon topin aq mirë do të luftojë në mënyrë të pashmangshme për ta kthyer atë, por e bëmë shumë të lehtë për ta”.

“Ne patëm disa gabime, u bë nervozë. Ne mund të kishim krijuar më mirë duke luajtur nga prapa, por në pjesën e dytë luajtëm më shumë si një ekip dhe me cilësi më të madhe”.

“Nëse hasni probleme si ekip, mënyra se si kemi bërë në pjesën e dytë, gjithçka bëhet më e lehtë. Ne luajtëm më mirë dhe punuam për ta rikthyer topin”.

“Unë mendoj se e merituam fitoren, megjithëse me një luftë, por ishte e merituar”, përfundoi trajneri i Interit. 

(Kosova Sot)