Nuk kanë fund problemet për Nasrin, tani del pozitiv në doping dhe dënohet nga UEFA

  • 25 February 2018 - 10:50
Nuk kanë fund problemet për Nasrin, tani del pozitiv në doping dhe dënohet nga UEFA

Telashe të reja për mesfushorin francez Samir Nasri.

Pasi ka mbetur pa skuadër që disa muaj, Nasri tani do ta ketë të ndaluar t’i bashkohet Las Palmasit në La Liga.

Mesfushori francez ishte afër të nënshkruante me skuadrën spanjolle por një gjë e tillë nuk do të ndodhë.

Ish-anëtari i Manchester Cityt e Arsenalit ka dalë pozitiv në doping dhe ka marrë edhe një dënim.

Ka qenë e përditshmja spanjolle ‘Marca’ që ka zbuluar se Nasri është dënuar me dy vite mos lojë.

Arsyeja është se sa ishte pjesë e Sevillës kishte marrë disa vitamina që janë të ndaluara.

Nasri sa ishte pjesë e Sevillës

Francezi kishte vizituar klinikën ‘Drip Doctors’ në Sevilla, ku kishte marrë disa vitamina për ta mbajtur në formë gjatë gjithë sezonit.

Avokatët e lojtarit janë ankuar në Komisionin e Dispiplinës dhe Etikës pranë UEFA-s dhe kanë marrë një përgjigje pozitive.

Francezit iu është ulur dënimi në një vit mos lojë, kësisoj që nuk do të mund të nënshkruajë me Las Palmasin.

Zyrtarizimi i këtij vendimi sipas Marca-s do të bëhet ditën e hënë. 

(Kosova Sot)