Valtteri Bottas: Hamilton është më i miri, por jo edhe i pamposhtur

  • 25 February 2018 - 10:57
Valtteri Bottas: Hamilton është më i miri, por jo edhe i pamposhtur

Valtteri Bottas mendon se shoku i skuadrës në skuderinë Mercedes është i pamposhtur.

Lewis Hamilton për të dytin vit rresht dhe të katërtën herë e ka fituar titullin e kampionit të botës në Formula 1.

“Lewis Hamilton? Ai për momentin duket se është i pamposhtur”, tha Bottas në një konferencë për shtyp.

Por, ai më tutje pohoi se këtë vit do të ketë gara më interesante pasi që pretendon t’ia rrëmben fronin ngasësit britanik.

“Është një nga më të mirët e Formula 1 të të gjitha kohërave, sigurisht është piloti më i mirë si sezonit të shkuar. Por, nuk do të thotë se nuk mposhtet”, tha më tutje ai.

Theksojmë se 28-vjeçari është bërë pjesë e botës së garave të veturave të shpejta gjatë vitit 2017 pas tërheqjes së Nico Rosbergut.

Finlandezi në fund të sezonit u rendit si piloti i tretë me më së shumti pikë, përkatësisht 305 sosh. 

(Kosova Sot)