Marchegiani lavdëron Strakoshën: Është portier i kompletuar, jep siguri

  • 25 February 2018 - 13:10
Marchegiani lavdëron Strakoshën: Është portier i kompletuar, jep siguri

Paraqitjet në fushë kanë treguar herë pas here për formën e mirë të Thomas Strakoshës.

Gardiani i Kombëtares ka fituar shpejt një post titullari të pazëvendësueshëm te Lacio në të gjithë kompeticionet, ndërsa dy vite më parë ishte i treti në listën e portierëve të bardhekaltërve.

Së fundmi, elozhet për shqiptarin kanë ardhur nga një dorezë e vjetër.

Një nga legjendat e portës së Lacios, Gianluca Marchegiani, ka komplimentuar portierin e Lazios për çfarë po tregon.

“Strakosha u jep siguri shokëve të skuadrës te Lazio. Është një portier i kompletuar, me personalitet të fortë. Nuk ka defekte”, është shprehur ish gardiani i Lazios dhe kombëtares italiane.

Gjatë fjalës së tij në mediat italiane, teksa është pyetur për cilësitë që ka Strakosha, Markexhani ka treguar se shqiptari ka ende punë, sidomos për aksionet kur sfera i vjen nga larg.

“Është i fortë teknikisht. Ka ende punë për të bërë dhe të përmirësohet me daljet përpara. Vështirësia e tij qëndron në momentet kur e ka topin larg”, ka deklaruar Markexhani.

Skuadra e portierit shqiptar do të luajë në transfertën e Sasuolos sot për ndeshjen e vlefshme të javës së 26-të të Serisë A italiane të futbollit.

(Kosova Sot)