Reina e konfirmon largimin, nuk e përmend Milanin

  • 25 February 2018 - 13:52
Reina e konfirmon largimin, nuk e përmend Milanin

Reina ka bërë të ditur se po luan sezonin e fundit te Napoli, ndërsa nuk ka përmendur Milanin.

Gianluigi Donnarumma mund të largohet gjatë verës nga “San Siro”. 

Zëvendësues i italianit shihet, Pepe Reina, që ka konfirmuar se po luan sezonin e fundit me fanellën e Napolit, por nuk e ka përmendur Milanin.

“Futbolli do të më dërgoj diku tjetër”, tha fillimisht Reina.

“Ky është sezoni i fundit te Napoli. Në futboll kështu funksionojnë gjërat: sot je këtu, nesër diku tjetër”.

(Kosova Sot)