Man United – Chelsea, formacionet zyrtare të derbit të javës në Ligën Premier

  • 25 February 2018 - 14:26
Man United – Chelsea, formacionet zyrtare të derbit të javës në Ligën Premier

Manchester United dhe Chelsea kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e radhës në Ligën Premier.

Djajtë e Kuq janë nikoqir të Bluve të Londrës në ndeshjen e vlefshme për javën e 28-të të Ligës Premier, ndeshje që zhvillohet në Old Trafford nga ora 15:05.

Skuadra e Jose Mourinhos vjen nga një formë jo e mirë me dy humbje nga tri ndeshjet e fundit dhe pasi kanë humbur pozitën e dytë nga Liverpooli, tani duan ta rifitojnë atë me një fitore ndaj Chelseat.Në anën tjetër, skuadra e Antonio Contes pas dy humbjeve turpëruese nga Bournemouthi dhe Watfordi i janë kthyer fitoreve në ndeshje ndaj West Bromit dhe duan të vazhdojnë me rezultate pozitive.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme për këtë ndeshje.

Man United: De Gea; Valencia, Lindelof, Smalling, Young; McTominay, Matic, Pogba; Alexis, Lukaku Martial

Image

ChelseaCourtois; Azpilicueta (c), Christensen, Rudiger; Moses, Drinkwater, Kante, Alonso; Willian, Morata, Hazard.

Image