Igli Tare tregon se Lazio ka refuzuar 70 milionë euro për objektivin e Juves, Unitedit e PSG-së

  • 25 February 2018 - 16:50
Igli Tare tregon se Lazio ka refuzuar 70 milionë euro për objektivin e Juves, Unitedit e PSG-së

Tare ka zbuluar se Lazio ka refuzuar një ofertë prej 70 milionë eurosh për mesfushorin, Milinkovic-Savic.

Sergej Milinkovic-Savic po shkëlqen në Serie A. Ai ka zgjuar interesimin e shumë klubeve Evropiane, si; Manchester United, Real Madrid, Juventus, Paris Saint-Germain e shumë të tjera.

Tani, duke mos përmendur emra, drejtori sportiv i Lazios, shqiptari Igli Tare, ka zbuluar se klubi italian ka refuzuar gjatë verës 70 milionë euro për 22 vjeçarin.

“Gjatë verës, pranuam dhe refuzuam ofertë prej 70 milionë eurove për Milinkovic-Savic”, tha Tare për “Mediaset Premium”.

“Duam ta bëjmë Lazion një klub ku duan të vijnë lojtarët e jo t’i rrisim për klubet e mëdha. Kemi edhe shumë punë për të bërë, por ky është objektivi ynë”.

“Do të ketë spekulime gjithmonë në afate kalimtare, por është pjesë e futbollit dhe ju duhet të jetoni me këtë”, shtoi shqiptari.

Tare më pas foli edhe për objektivat e Lazios, që aktualisht gjendet në zonën Champions.

“Duam ta fitojmë Kupën e Italisë dhe të kualifikohemi në Ligën e Kampionëve. Nuk e përjashtojmë Europa Leaguen, por objektivi parësor është të përfundojmë në top katërshe në Serie A”, theksoi mes tjerash ish sulmuesi i Kombëtares shqiptare.

(Kosova Sot)