Skuadra angleze kryeson garën për Lewandowskin

  • 25 February 2018 - 22:01
Skuadra angleze kryeson garën për Lewandowskin

Robert Lewandowski mund të largohet nga Bayern Munich në fund të këtij sezoni

Sulmuesi polak i Bayern Munichut, Robert Lewandowski është një nga lojtarët më të kërkuar në botë, ku shumë skuadra janë të gatshme të paguajnë mbi 100 milionë euro.

Skuadra më e interesuar për polakun thuhet të jetë skuadra angleze, Chelsea, shkruan The Sun.

Përveç Chelseat, për shërbimet e Lewas janë të interesuara edhe Real Madrid, PSG dhe Manchester United.

Lewandowski ka kontratë me Bayernin deri në verën e vitit 2021.

(Kosova Sot)