Conte i zhgënjyer pas humbjes nga Unitedit

  • 25 February 2018 - 22:02
Conte i zhgënjyer pas humbjes nga Unitedit

Antonio Conte thotë se nuk është dashur të humbasin ndaj Manchster Unitedit në Old Trafford

Trajneri i Chelseat, Antonio Conte beson se skuadra e tij nuk ka merituar të humbiste ndaj Unitedit, dhe thotë se lojtarët është dashur të menaxhonin më mirë ndeshjen.

Chelsea ishte duke fituar 0:1 me golin e Willian, por në fund u mposht 2:1 me golat e Lukakut dhe Lingard.

“Ne duhet të jemi të zhgënjyer me rezultatin final. Ne është dashur të menaxhojmë më mirë këtë situatë dhe të merrnim tre pikë”, u shpreh italiani pas ndeshjes.

Pas kësaj humbje Chelsea bie në vendin e pestë më 53 pikë, dy më pak se sa Tottenham në vendin e katërt. 

(Kosova Sot)