Milan nuk ka të ndalur, mposht Romën në Olimpico

  • 25 February 2018 - 23:18
Milan nuk ka të ndalur, mposht Romën në Olimpico

Milan ka vazhduar me paraqitje të mira në Serie A, duke shënuar fitoren e tretë më radhë

Inter, Roma dhe Lazio duhet të kenë kujdes, sepse Milan është në superformë dhe po synon një nga pozitat që dërgon në Ligën e Kampionëve.

Këtë e tregon edhe paraqitja e sontme ndaj Romës, të cilën e mposhti në Olimpico me rezultat 0:2.

Golat për mysafirët i shënuan Patrick Cutrone në minutën e 48’ dhe Davide Calabria në minutën e 74’.

Pas kësaj fitoreje Milan mbetet në vendin e shtatë më 44 pikë, shtatë më pak se sa Inter në vendin e katërt, pozitë kjo që dërgon në Ligën e Kampionëve.

(Kosova Sot)