Klubet angleze e vëzhgojnë nga afër situatën e Reus

  • 02 March 2018 - 10:07
Klubet angleze e vëzhgojnë nga afër situatën e Reus

Tottenham është duke e vëzhguar nga afër Marco Reusin, bisedimet e të cilit me Borussia Dortmundin për marrëveshje të re kanë ngecur.

Reus është rikthyer së fundmi nga lëndimi dhe në fund të këtij sezoni do të ketë vetëm edhe një vit tjetër në kontratë me gjigantin gjerman.

Përveç Tottenhamit, edhe Liverpooli thuhet të jetë i interesuar për Reus, me Jurgen Kloppin që mbetet adhurues i gjermanit pasi kanë punuar së bashku në kohën kur Klopp drejtonte Dortmundin.

(Kosova Sot)