Man United dhe Liverpool të gatshëm të hidhen në sulm për yllin e Tottenhamit

  • 02 March 2018 - 10:09
Man United dhe Liverpool të gatshëm të hidhen në sulm për yllin e Tottenhamit

Rivalët Manchester United dhe Liverpool janë të gatshëm të luftojnë edhe jashtë fushës së lojës, në tregun e transferimeve gjatë verës.

Rivalët e Premierligës angleze janë të interesuar ta shfrytëzojnë çfarëdo mosmarrëveshje mes Victor Wanyamas dhe Tottenhamit rreth kontratës së re.

Wanyama, i cili ka edhe tri vite të mbetura në kontratën aktuale me Tottenhamin, dëshiron kontratë të re me kushte tjera.

Për këtë arsyeje, Manchester United, Liverpool e madje edhe Chelsea janë të gatshme t’i sigurojnë shërbimet e mesfushorit nëse ai dëshiron ta braktisë Tottenhamin. 

(Kosova Sot)