Lazio i do 100 milionë euro për Milinkovic-Savic, e lë Juventusin jashtë gare

  • 02 March 2018 - 11:11
Lazio i do 100 milionë euro për Milinkovic-Savic, e lë Juventusin jashtë gare

Lazio përfundimisht ia ka vënë çmimin mesfushorit të vet të talentuar, Sergej Milinkovic-Savic, raportojnë mediat italiane.

Sipas Tuttosportit, çmimi që Lazio e kërkon për serbin pasqyron vlerësimin që presidenti i klubit nga kryeqyteti italian ka për Milinkovic-Savic.

Megjithatë, ky çmim do ta linte Juventusin jashtë garës për të, pasi gazeta italiane raporton se “Bardh e zinjtë” janë të gatshëm të ofrojnë jo më shumë se 60 milionë euro për serbin.

Si pasojë, pritet një luftë mes Real Madridit dhe Paris Saint-Germainin për t’i siguruar shërbimet e tij, për lojtarin që vlerësohet më lart se Paul Pogba nga agjenti i vet. 

(Kosova Sot)