Real Madridi klubi me të hyrat më të larta në La Liga

  • 02 March 2018 - 11:13
Real Madridi klubi me të hyrat më të larta në La Liga

Real Madridi e ka lënë prapa Barcelonë si klubi me të hyrat më të larta në ligën spanjolle, La Liga.

Reali ka pasur më së shumti të hyra nga sezoni 2016/17 me 675 milionë euro, krahasuar me Barcelonë që ka pasur 648 milionë euro të hyra në total, raporton e përditshmja spanjolle “Marca”.

Dy gjigantët përbëjnë hiç më pak se 41.4% të të hyrave në total nga të gjitha klubet në ligën kryesore për nga rëndësia në Spanjë, sipas kompanisë së biznesit Sectorial Observatory (DBK).

Pas tyre vijnë Atletico Madridi me 9.1% të totalit të të hyrave dhe Sevilla dhe Athletico Club me 4.6%, përkatësisht 4.2%. 

(Kosova Sot)