Liverpooli dhe Man Unitedi në garë për Wanyaman

  • 02 March 2018 - 12:53
Liverpooli dhe Man Unitedi në garë për Wanyaman

Liverpooli dhe Manchester Unitedi janë futur në garë për të fituar shërbimet e mesfushorit të Tottenham Hotspur, Victor Wanyama.

Mesfushori i Tottenhamit, Wanyama po kërkon një kontratë të re me klubin londinez, por janë ende larg marrëveshjes.

Kështu, dy skuadrat e mëdha angleze, Liverpooli dhe Manchester Unitedi janë vënë në gjurmët e tij për të përfituar nga kjo situatë.

Keniasi 26-vjeçar është vetëm në vitin e dytë të marrëveshjes së tij pesë-vjeçare që ai nënshkroi kur u bashkua me Spurs në 2016.

Wanyama u kthye në janar nga një lëndim në gju dhe është në mesin e një numri opsionesh për rivalët e Ligës Premier për afatin veror.

Trajneri i Unitedit, Jose Mourinho, ka bërë të qartë se ai do të jetë duke kërkuar një mesfushor të ri këtë verë, ndërsa Liverpool po konsideron zëvendësime për të Emre Can, i cili pritet të largohet.

Edhe trajneri i Chelseat, Antonio Conte ka folur publikisht për admirimin e tij për Wanyaman dhe Blutë mund të hyjnë në garë për mesfushorin.

Mauricio Pochettino e sheh yllin kenian si një lojtar të rëndësishëm në skuadrën e tij dhe e ka përdorur atë jo rrallë herë që nga kthimi i tij në skuadër. 

(Kosova Sot)