Renditja në La Liga pas triumfit të Barcelonës

  • 04 March 2018 - 18:31
Renditja në La Liga pas triumfit të Barcelonës

Barcelona 69 pikë, Atletico Madridi 61 dhe Real Madridi 54 – kështu është renditja në La Liga pas xhiros së 27.

Barcelona ka marrë tri pikë shumë të rëndësishme në xhiron e 27 në La Liga, duke e mposhtur rivalin direkt për titull, Atletico Madridin.

Vendasit triumfuan në shtëpi, në “Camp Nou” me rezultat minimal 1-0.

Golin e realizoi pesë herë fituesi i “Topit të Artë”, Lionel Messi, në minutën e 26’të të ndeshjes, që doli të jetë goli i tri pikëve për katalunasit dhe ndoshta edhe i titullit, pasi tashmë diferenca ka shkuar në tetë pikë me Atletico Madridin dhe vështirë se Barcelona do të lëshojë terren.

Goli i bukur që realizoi Messi, ishte goli i 600’të në karrierë për pesë herë më të mirin e botës (539 me fanellën e Barcelonës dhe 61 me fanellën e Argjentinës). 

Image

 

(Kosova Sot)