'Qarten' serbët e quajnë skandal emërimin e Challandes te Kosova - Sport - Kosova Sot

'Qarten' serbët e quajnë skandal emërimin e Challandes te Kosova

Emërimi i Bernard Challandes, si trajneri i ri i përfaqësueses së Kosovës në futboll, ka ngjallur reagime të pritshme në opinionin serb, i gatshëm të gjejë skandale dhe të krijojë polemika edhe aty ku sporti nuk lejon vend.

Ulja e teknikut të njohur zviceran në stolin e përzgjedhësit të përfaqësueses, sipas tyre duhet konstestuar që në fillim për qëndrimet zyrtare.

Në mediet me seli në Beograd ka pasur një vend të konsiderueshëm përshkrimi i deklaratave të Bernard Challandes, se Kosova duhet të jetë e bashkuar dhe se përpara tij është një detyrë e vështirë.

Ai duhet të mbledhë futbollistët që luajnë jashtë vendit dhe t’i bëjë të përfaqësojnë një flamur, raporton tch. Në këtë apel përfshihen dhe lojtarët e krahinave shqiptare në Preshevë.

Zvicerani Bernard Challandes do të drejtojë përfaqësuesen e Kosovës në 4 vitet e ardhshme. 66-vjeçari ka drejtuar skuadra të njohura si Zurich, Sion, Xamax, Young Boys, por edhe kombëtaren e Armenisë, pa spikatur me rezultate të mëdha.

(Kosova Sot)

33 minuta më parë
25/09/18