Sezoni i parë i Liberty Media në Formula 1, ulen fitimet e makinave

  • 05 March 2018 - 19:25
Sezoni i parë i Liberty Media në Formula 1, ulen fitimet e makinave

Sezoni i p[arë i Liberty Media në krye të Formula 1 nuk ka dhënë atë rezultat që pritej, të paktën për sa i përket fitimeve. Në total, të ardhurat e këtij sporti përgjatë sezonit 2018 kapën shifrën  1 miliardë e 796 milionë dollarëve, 12 milionë dollarë më pak krahasuar me vitin 2016. Kjo pa patur efekt edhe tek të ardhurat që kanë marrë skuadrat, që janë ulur me 47 milionë dollarë në total. Makinat e Formula 1 kanë arkëtuar nga Formula 1 një total prej 919 milionë dollarë, ndërsa në vitin 2016, ato ishin 966 milionë.

Kjo ulje e fitimit ka të bëjë edhe me faktin se vjet ishin 20 gara në Botëror, ndërsa në vitin 2016 ato ishin 21. Por Formula 1 ka humbur vjet edhe dy sponsor të fuqishëm si UBS dhe Allianz, që u larguan pas ndryshimit të pronësisë nga Bernie Ecclesonte te Liberty Media. Shpenzimet janë shtuar edhe sepse pronarët e rinj kanë kërkuar një seli të re në Londër, duke shtuar edhe personel. “Ne kemi shpenzuar më shumë, pasi kemi investuar më shumë në afrimin e fansave, ndaj besojmë se viti 2018 do të ketë një pamje më të mirë”, thanë pronarët e Liberty Media.

(Kosova Sot)