Man United përgatit 60 milionë euro për Varanen

  • 05 March 2018 - 19:50
Man United përgatit 60 milionë euro për Varanen

Manchester United do të bëjë një ofertë masive prej 60 milionë eurosh në verë për të provuar ‘rrëmbimin’ e Raphael Varane nga Real Madridi.

Djajve të Kuq janë në kërkim të një qendërmbrojtësi të ri për sezonin e ardhshëm, pasi Jose Mourinho është i etur për ta përmirësuar skuadrën.

Sipas mediumit spanjoll Diario Gol, mbrojtësi i Realit, francezi Varane ka përfunduar në listën e të preferuarve të tij.

Varane, i cili ka kaluar shumë sezone me Realin, është një mbrojtës i talentuar francez i cili ka qenë në radar të Unitedit për një kohë të gjatë.

Raporti i këti mediumi sugjeron se Mourinho është një tifoz masiv i Varanes dhe do të bënte gjithçka për të nënshkruar me atë.

Por, bindja e Realit për të shitur dhe sidomos me Zinedine Zidanen si menaxher, duket e pamundur sipas këtij mediumi.

Edhe nëse Florentino Perez është i hapur për këtë ide, Zidane është një tifoz i madh i Varanes dhe nuk dëshiron të humbasë lojtarin.

Megjithatë, gjiganti anglez ka gati 60 milionë euro për transferimin e tij dhe duhet të presim deri në verë për ta kuptuar të ardhshme e francezit.