Zidane: Reali duhet ta luaj një lojë të madhe për 90 minuta apo edhe më shumë

  • 05 March 2018 - 19:52
Zidane: Reali duhet ta luaj një lojë të madhe për 90 minuta apo edhe më shumë

Ndeshja më e madhe e sezonit të Real Madridit deri më tani do të zhvillohet në Parc des Princes të martën në mbrëmje dhe Zinedine Zidane që ka këmbëngulur që lojtarët e tij janë të gatshëm të kapërcejnë çfarëdo pengese që Paris Saint-Germain i vë.

Me një epërsi prej 3-1 nga ndeshja e parë, skuadra spanjolle është në ulësen e shoferit të makinës, por Zidane nuk pret që të jetë e lehtë ndeshja kthyese ndaj PSG-së.

“Ne jemi këtu për të luajtur një lojë të madhe të futbollit dhe të gjithë jemi të përgatitur”, ka thënë fillimisht Zidane në konferencën e tij për shtyp para takimit.

“Ne jemi të fokusuar dhe të gatshëm për të luajtur. Të fillosh ndeshjen në favorin tuaj nuk do të thotë asgjë. Ne duhet të jemi gati për të papriturat”.

“Ne do të duhet të luajmë një lojë të shkëlqyer për 90 minuta ose më shumë. Ne jemi mësuar me presionin”.

I pyetur se çfarë ndjenje është të kthehet në Francë, Zidane me shaka tha se Parisi nuk është me të vërtetë shpija e tij pasi se ai është nga Marseja.

“Megjithatë, është e veçantë. Por, kemi ardhur këtu për të luajtur një ndeshje futbolli. Do të jetë një atmosferë e zjarrtë, por gjithmonë e dini që do të jetë kështu kur një ekip do të përballet me Real Madridin”.

“Do të jetë ndeshje 11 kundër 11, me një gjyqtar i cili do të bëjë punën e tij”.

“Sa i përket asaj se kush do të shfaqet në 11-she, unë jam qenë e bërë këtë për dy vjet. Është pjesë e punës sime. Nesër do e shihni formacionin”, përfundoi Zidane.

(Kosova Sot)