Ndryshime të mëdha në Serie A nga sezoni 2018/19

  • 05 March 2018 - 22:16
Ndryshime të mëdha në Serie A nga sezoni 2018/19

Ndryshime të mëdha në Serie A nga sezoni 2018/19, që do të nisë nga 19 gushti dhe do të zgjasë deri më 26 maj, ndërsa do të ketë xhiro në dimër dhe afati kalimtar veror do të përfundojë me 18 gusht.

Kryetari i Komitetit Olimpik Kombëtar të Italisë (CONI), Giovanni Malago, ka zbuluar këtë mbrëmje ndryshime të mëdha për Serinë A nga sezoni 2018/19, raporton “Football Italia”.

“Sezoni i ardhshëm në Serie A do të nisë me 19 gusht dhe Superkupa e Italisë do të luhet me 12 gusht, lokacioni ende nuk është konfirmuar”, tha ai.

“Vitin e ardhshëm,, do të ketë dy ndeshje në mesjavë me 26 shtator dhe 3 prill, plus kemi plotësuar formularin për ndeshjet e fundi vitit, kështu që do të ketë takime me 22, 26 dhe 30 dhjetor, ndërsa sezoni vazhdon me 20 janar”.

“13 janari do të jetë për ndeshjet e Kupës së Italisë, ku do të ketë edhe aty ndryshime. Nuk është më obligative që klubet e mëdha të kenë ndeshje në shtëpi, gjithçka do të jetë e hapur me short”.

“Sa i përket afatit kalimtar, kemi bërë disa modifikime të rëndësishme. Afati kalimtar i verës do të mbyllet me 18 gusht, 24 orë para se të nisë sezoni i ri në Serie A”.

“Ngjashëm do të jetë edhe për atë të janarit, që pritet të mbyllet me 19 janar”, theksoi mes tjerash Giovanni Malago.

(Kosova Sot)