Liverpool – Porto: Formacionet e mundshme, Salah dhe Can nga minuta e parë

  • 06 March 2018 - 10:09
Liverpool – Porto: Formacionet e mundshme, Salah dhe Can nga minuta e parë

Sonte (e martë) kjo ndeshje në Anfield do të luhet vetëm për statistika, e themi këtë se rikthimi i Portos 0-5 nga ndeshja e parë në shtëpi të Liverpoolit vështirë që do të ndodh.

Jurgen Klopp ka gjetur më të mirën e Reds dhe ata pritet të vazhdojnë me fitore edhe në ndeshjen e dytë.

Nga minuta e parë pritet të luajë Mohamed Salah, i cili ka impresionuar të gjithë me formën e mirë.

Lajm i mirë për skuadrën angleze është edhe rikthimi i Emre Can nga skualifikimi, ndërsa më poshtë keni formacionet e mundshme:

Liverpool (4-3-3): Karius; Alexander-Arnold, Lovren, Van Dijk, Robertson; Emre Can, Henderson, Milner; Salah, Solanke, Mane.

Porto (4-4-2): Casillas; Pereira, Felipe, Marcano, Telles; Otavio, Oliveira, Herrera, Brahimi; Aboubakar, Soares.

Në ndeshjen e parë Sadio Mane kishte shënuar het-trik, kurse Salah e Roberto Firmino dy golat tjerë.

(Kosova Sot)