Festa e Lukakut te goli i fitores së Unitedit ndaj Crystal Palaces tregon më së miri rëndësinë e tre pikëve para ndeshjes kundër Livepoolit

  • 06 March 2018 - 10:11
Festa e Lukakut te goli i fitores së Unitedit ndaj Crystal Palaces tregon më së miri rëndësinë e tre pikëve para ndeshjes kundër Livepoolit

Manchester Unitedi fitoi ndaj Crystal Palaces me rezultat 2-3 në Ligën Premier.

Përveç pikëve të plota që ia mundësuan Djajve të Kuq të vazhdojnë në pozitën e dytë në Ligën Premier, fitorja ishte një motiv shtesë për ta vazhduar me ecurinë e mirë edhe në xhiron tjetër.

Në javën e ardhshme Man Utd do të luajë kundër rivalëve të përbetuar, Liverpoolit, që aktualisht kanë 60 pikë (dy ma pak se Unitedi).

Se sa e rëndësishme ishte kjo fitore për skuadrën e Jose Mourinhos më së miri e tregon festa e madhe e Romelu Lukakut te goli i fitores i shënuar nga Nemanja Matic.

Belgu nga gëzimi i madh kapi kokën dhe u ul në dy gjunjët, duke mos iu bashkuar kështu festës së madhe të bashkëlojtarëve.

Lukaku shënoi golin e barazimit (2-2) në këtë takim, ndërsa në përgjithësi në Ligën Premier ka shënuar 14 gola.

Ish-ylli i Evertonit ka shënuar edhe katër në Ligën e Kampionëve dhe katër tjerë në FA Cup. 

(Kosova Sot)