Talenti i Dortmundit zëvendësues i Bale në Real Madrid

  • 06 March 2018 - 10:14
Talenti i Dortmundit zëvendësues i Bale në Real Madrid

Raportohet se Real Madridi është duke menduar ta zëvendësojë Gareth Bale me Christian Pulisicin e Borussia Dortmundit.

Megjithatë, transferimi i Pulisic në Madrid do të ndodhte vetëm nëse gjiganti spanjoll dështon ta transferojë Neymarin, raporton Diario Gol.

Ndërkohë, Bale pritet të largohet nga kryeqyteti spanjoll në fund të këtij sezoni.

Dhe derisa Neymar është synimi numër një i Madridit, Pulisic është opsion me çmim 80 milionë euro, nëse dështon transferimi i brazilianit.

(Kosova Sot)