Spanja ua jep vizat kosovarëve për Lojërat Mesdhetare - Sport - Kosova Sot
Spanja ua jep vizat kosovarëve për Lojërat Mesdhetare

Spanja ua jep vizat kosovarëve për Lojërat Mesdhetare

Komiteti Olimpik Spanjoll më në fund do të ndajë vizat për anëtarët e delegacionit të Kosovës që do të marrë pjesë në Lojërat Mesdhetare, pasi qeveria e Mariano Rajoy u përpoq të ndalonte kosovarët.

Sipas Rac1, qeveria spanjolle ka dërguar një letër drejt Komitetit Olimpik Ndërkombëtar duke konfirmuar se do të pranojë atletët e shtetit të Kosovës.

Konflikti u shkaktua nga Ministria e Sportit që refuzoi vizat për delegacionin e Kosovës. Komiteti Olimpik Ndërkombëtar e njeh Komitetin Olimpik të Kosovës, por Spanja nuk e njeh fare shtetin e Kosovës.

Në Lojërat Mesdhetare, që zhvillohen në Tarragona në fund të qershorit, janë regjistruar 26 shtete.

(Kosova Sot)

13 orë e 39 minuta më parë
19/09/18