NBA: Cleveland “zgjohet” me James, Bogdanovic udhëheq Pacers - Sport - Kosova Sot
NBA: Cleveland “zgjohet” me James, Bogdanovic udhëheq Pacers

NBA: Cleveland “zgjohet” me James, Bogdanovic udhëheq Pacers

Pas dy humbjeve radhazi me Nuggets dhe 76ers, Cleveland Cavaliers rigjen fitoren në shtëpi përballë Detroit Pistons me rezultatin 112 – 90.

Në këtë sukses la shenjën e tij LeBron James, autor i 31 pikëve, 7 asisteve dhe po kaq rikuperimeve. Në fakt, pas siguroi praktikisht fitoren, “ylli” i Cavs u ul në stol gjatë gjithë periodës së fundit. Në radhët e Celtics Blake Griffin e mbylli përballjen me 25 pikë.

Kjo fitore e Cleveland ishte shumë e rëndësishme për të mbajtur pas në renditje Indiana Pacers, që falë 29 pikëve të Bogdan Bogdanovic, triumfoi 92 – 89 ndaj Milwaukee Bucks. Basketbollisti kroat fitoi duelin me Antetokounmpo që u ndal në vetëm 18 pikë dhe 12 topa të kontrolluar poshtë koshit.

I rikthehet suksesit edhe Boston Celtics, që iu imponua 89 – 105 Chicago Bulls brenda në “United Center”. Në mungesë të Kyrie Irving për shkak të një problemi në gjurin e majtë, realizuesi më i miri ishte Jaylen Brown me 21 pikë. Diferenca në fund të pjesës së parë ishte e frikshme, 55 – 29, dhe vetëm në periodën e fundit “Bulls” arritën ta ngushtonin disi distancën falë 20 pikëve të Denzel Valentine.

San Antonio Spurs fitoi me vetëm 2 pikë diferencë 100-98 me Memphis Grizzlies, duke u ngjitur në vendin e pestë në konferencën e Perëndimit. Takimi u vendos nga Tony Parker me 23 pikë, i ndihmuar edhe nga Davis Bertans, që shtoi edhe 17 pikë të tjera për Spurs. Për Grizzlies Marc Gasol shënoi 23 pikë, përfshirë edhe trepikëshin e realizuar në sekondën e fundit, si dhe kontrolloi 10 topa poshtë koshit, raporton SS.

Portland Trail Blazers iu imponua 103 – 108 Los Angeles Lakers në “Staples Center”, ku spikati Damian Lillard me 39 pikë, 6 asiste dhe 5 rikuperime.

Tenton zonën play off edhe Utah Jazz pas fitores 94-80 ndaj Orlando Magic në një ndeshje ku doli në skenë Rudy Gobert me 21 pikë dhe 17 rikuperime. Miami Heat ndërkohë triumfoi 125 – 103 ndaj Phoenix Suns, duke e bërë të pavlefshme paraqitjen e Devin Booker të skuadrës nga Arizona, që shënoi 31 pikë.
 
Rezultatet:

Cleveland Cavaliers – Detroit Pistons 112-90
Indiana Pacers – Milwaukee Bucks 92-89
Miami Heat – Phoenix Suns 125-103
Chicago Bulls – Boston Celtics 89-105
San Antonio Spurs – Memphis Grizzlies 100-98
Utah Jazz – Orlando Magic 94-80
Los Angeles Lakers – Portland Trail Blazers 103-108.

(Kosova Sot)

22 orë e 10 minuta më parë
19/09/18