Mungesa e Kantes ndaj Cityt erdhi pasi atij i ra të fikët në stërvitjen e fundit

  • 06 March 2018 - 11:01
Mungesa e Kantes ndaj Cityt erdhi pasi atij i ra të fikët në stërvitjen e fundit

N’Golo Kante kishte shqetësuar te gjithë te Chelsea dy ditë para ndeshjes ndaj Manchester Cityt.

Mesfushorit francez i ra të fikët në stërvitjen e të premtes duke frikësuar të gjithë lojtarët dhe stafin.   

Sipas The Telegraph, për fat të mirë mjekët e skuadrës intervenuan në sekonda dhe çdo gjë kaloi pa ndonjë problem.

Kante iu kthye stërvitjes të hënën, por u stërvitë i vetëm.

Victor Moses së bashku me N’Golo Kante duke ecur drejt fushës stërvitore 

Francezi është dërguar nga klubi te një specialist dhe ka bërë të gjithat analizat dhe testet e mundshme.

Nga kjo vizitë Kantes i është dhënë dritë e gjelbër për të vazhduar karrierën si futbollist pasi nuk ka asgjë shqetësuese.

26-vjeçari nuk luajti ndaj Man Cityt dhe në vend të tij në mesfushë luajti Cesc Fabregas.

(Kosova Sot)