“Dua të luaj për Chelsean përsëri” - Sport - Kosova Sot
“Dua të luaj për Chelsean përsëri”

“Dua të luaj për Chelsean përsëri”

Mesfushori i Jiangsu Suning, Ramires, ka thënë se dëshiron të luajë për Chelsean përsëri para se ta përfundojë karrierën.

Përfaqësuesi brazilian e braktisi klubin londinez për t’iu bashkuar klubit nga Superliga kineze në janar të vitit 2016, pas një marrëveshjeje në vlerë 29 milionë euro, transmeton Express.

Megjithatë, duke folur për UOL Esporte, 30-vjeçari ka thënë se do të ishte spektakolare për të të luante përsëri për Chelsean.

“Chelsea? Gjithmonë kam një ndjenjë të veçantë për ta dhe dua të luaj për ta përsëri para se ta përfundoj karrierën”, ka thënë Ramires.

(Kosova Sot)

7 orë e 42 minuta më parë
25/09/18