E thonë edhe legjendat: Arsenali larg prej top ekipeve - Sport - Kosova Sot
E thonë edhe legjendat: Arsenali larg prej top ekipeve

E thonë edhe legjendat: Arsenali larg prej top ekipeve

Një nga legjendat e Arsenalit, David Seaman, e kupton frustrimin e tifozëve të Arsenalit.

Arsene Wenger është nën presion të shtuar në Emirates Stadium për shkak të mungesës së rezultateve që kanë prekur klubin londinez.

“Është aq frustruese, sidomos kur e sheh me sytë e tu, unë isha në finale të Kupës, kur e sheh atë, thjesht Arsenali duket shumë larg prej top ekipeve tani”.

“Ok, ne jo gjithmonë luajmë keq, por ishte zhgënjyese që nuk u shfaqën të ngritur në një ndeshje aq të madhe”, u shpreh Seaman.

Sol Campbell, një tjetër lojtar i madh i Arsenalit, beson se frustrimi është rritur në klub, që së fundmi e fitoi titullin e kampionit në vitin 2004.

“Disa prej rezultateve këtë sezon ishin zhgënjyese dhe mendoj se kjo po rritet me rritjen e viteve plot zhgënjim”.

“Frustrimi është i vërtetë dhe nuk është vetëm për shkak të finales së Ligës së Kupës”, potencoi dikur mbrojtësi i pakalueshëm i Topçinjve.

(Kosova Sot)

5 orë e 15 minuta më parë
19/09/18