McGregor tallet me Cristiano Ronaldon

  • 06 March 2018 - 14:00
McGregor tallet me Cristiano Ronaldon

Conor McGregor është tallur me Cristiano Ronaldon duke pohuar se e ka tejkaluar superyllin e Real Madridit si sportisti më fitimet më të mëdha në botë.

Në vitin 2017, Forbes e renditi Ronaldon në krye të listave në qarqet sportive, pasi ikona portugeze i kishte fituar plot 75 milionë euro gjatë 12 muajve, transmeton Express.

Pozita e Ronaldos megjithatë mund të jetë në rrezik, me McGregor që ka sugjeruar se ai do të ngrihet nga vendi i 24-të në të parin.

Në luftën e prillit kundër Floyd Mayweather, McGregor, sic u zbuluar u pagua 24 milionë euro, por besohet se fitimet e përgjithshme të tij nga kjo luftë e kanë shkuar deri në 80 milionë euro.

“Duke bërë marrëveshje dhe duke pranuar marrëveshje! Mbreti e njeh Mbretin!”, ka shkruar Mcgregor në Instagram.

“Po ashtu, jam shumë i interesuar ta shoh listën e Forbes për atletët më të paguar për këtë vit. Tani e kam tejkaluar Cristiano Ronaldon siç i pata thënë më 2016”, shtoi ai

(Kosova Sot)