“Është e pamundur t’i zëvendësosh Ronaldon dhe Messin” - Sport - Kosova Sot
“Është e pamundur t’i zëvendësosh Ronaldon dhe Messin”

“Është e pamundur t’i zëvendësosh Ronaldon dhe Messin”

Barcelona, Real Madridi dhe La Liga do ta kenë shumë të vështirë t’i zëvendësojnë Lionel Messin dhe Cristiano Ronaldon, thotë Gary Lineker.

Barcelona, Real Madridi dhe La Liga do ta kenë shumë të vështirë t’i zëvendësojnë Lionel Messin dhe Cristiano Ronaldon, thotë Gary Lineker.

Ish-sulmuesi i Barcelonës, ka theksuar se La Liga spanjolle ka gëzuar një epokë dominimi në aspektin e çmimeve individuale, transmeton Express.

Katër trofetë e fundit të Ligës së Kampionëve janë fituar nga Barcelona dhe Reali, si dhe gjashtë nga nëntë të fundit, derisa Messi dhe Ronaldo i kanë rrëmbyer 10 Topat e Artë në 10 vitet e fundit.

“Messi dhe Ronaldo po shkojnë drejt përfundimit të karrierës në futboll dhe kur të largohen, gjë që do të ndodhë për fatin tonë të keq, do të jetë e pamundur t’i zëvendësosh”, ka thënë Lineker.

(Kosova Sot)

14 orë e 43 minuta më parë
21/09/18