Chiellini: Kane një nga më të mirët në botë, nuk ka përfunduar ende asgjë

  • 06 March 2018 - 14:56
Chiellini: Kane një nga më të mirët në botë, nuk ka përfunduar ende asgjë

Mbrojtësi i Juventusit, Giorgio Chiellini, e pranon se Harry Kane është një nga sulmuesit më të mirë aktualisht në botë.

Italiani thotë se Zonja e Vjetër duhet të luajë lojën e tyre dhe kështu do të fitojnë.

“Juventusi duhet të luajë si Juventusi. Nëse ne e luajmë lojën tonë, do të fitojmë”, ka thënë Chiellini para ndeshejs për Il Giornale.

“Ata kanë një avantazh të vogël, kanë shënuar dy herë në stadiumin tonë dhe kjo do të thotë diçka. Por, ende çdo gjë është e hapur dhe ata e dinë gjithashtu”.

“Duhet të përgatitemi tani, nga ndeshja e parë kemi mësuar më shumë gjëra rreth tyre. Udhëtojmë në Londër të balancuar, pa slogane. Ajo gjithmonë ka qenë forca jonë”.

“Harry Kane? Jemi duke folur për një lojtar që është në mesin e tre apo katër sulmuesve më të mirë në botë”, ka shtuar Chiellini.

Ndeshja e parë në Torino ka përfunduar me rezultat 2-2. 

(Kosova Sot)