Zëvendësuesi i Lewandowskit te Bayerni: Jam sulmuesi më i mirë gjerman

  • 06 March 2018 - 14:58
Zëvendësuesi i Lewandowskit te Bayerni: Jam sulmuesi më i mirë gjerman

Sandro Wagner është i bindur se e meriton të jetë pjesë e ekipit kombëtar të Gjermanisë për Kupën e Botës në Rusi, duke pohuar se vendi i tij nuk ka sulmues më të mirë se ai.

Wagner i ka shënuar tri gola në po aq ndeshje startuese që prej se iu bashkua Bayern Munichut nga Hoffenheimi gjatë afatit kalimtar të janarit, edhe pse statusi i tij si zëvendësues i Robert Lewandowskit nënkupton se shanset e tij për të luajtur janë shumë të kufizuara, transmeton Express.

Shanset e tij për t’u ftuar në Kombëtare janë të komplikuara nga forma mbresëlënëse e Mario Gomezit për Stuttgartin, skuadër me të cilën sulmuesi me përvojë i ka shënuar katër gola dhe asistuar në dy të tjera, në shtatë paraqitje të plota.

Por, Wagner mendon se ai para të gjithëve e meriton ftesën nga Joachim Low për Kupën e Botës.

“Ndihem mirë. Në sytë e mi, unë jam sulmuesi më i mirë gjerman, siç e kam thënë mijëra herë”, ka thënë Wagner.

(Kosova Sot)