Festë e çmendur e futbollistëve të Vëllaznimit pas kalimit në gjysmëfinale të Kupës

  • 06 March 2018 - 16:54
Festë e çmendur e futbollistëve të Vëllaznimit pas kalimit në gjysmëfinale të Kupës

Vëllaznmi pas penalltive ka eliminuar Dritën e Gjilanit, për të kaluar në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në futboll

Futbollistët e Vëllaznimit i janë gëzuar fitores ndaj Dritës pas penalltive 6:5, pasi koha e rregullt dhe vazhdimet kishin përfunduar baras 2:2.

Pas kësaj fitoreje, futbollistët e Vëllaznimit kanë festuar në zhveshtore, pasi tani janë në mesin e katër skuadrave që synojnë Kupën e Kosovës dhe një vend në garat evropiane.

“Kryeqyteti i futbollit”, shkruan sulmuesi i skuadrës gjakovare, Egzon Gashi. 

(Kosova Sot)