Parashikim: Paris Saint-Germain – Real Madrid - Sport - Kosova Sot
Parashikim: Paris Saint-Germain – Real Madrid

Parashikim: Paris Saint-Germain – Real Madrid

Paris Saint-Germaini është nikoqir i Real Madridit në ndeshjen kthyese të të tetës së finales të Ligës së Kampionëve, me ç’rast do të vendoset skuadra e cila do të kualifikohet në çerekfinale të garës më të madhe evropiane për klube.

Los Blancos fituan me rezultat 3-1 në ndeshjen e parë në Santiago Bernabeu dhe janë favoritë për sfidën kthyese që zhvillohet në kryeqytetin francez.

PSG e di se mrekullitë ndodhin në futboll, pasi kjo skuadër ishte dëshmitare e një ngjarjeje të tillë në edicionin e kaluar kur u eliminua nga Barcelona që fitoi me rezultat 4-1 në Camp Bou, ndërkohë që kishte humbur 4-0 në Parc de Princes.

Kur zhvillohet ndeshja

Dueli zhvillohet sonte (e martë) nga ora 20:45 në Parc des Princes.

Situata te Paris Saint GermainiKlubi francez duhet të luajë pa njërin prej futbollistëve kryesorë, Neymar, i cili u lëndua në një ndeshje të Ligue 1 kundër Marseille. Angel di Maria pritet ta zë vendin e brazilianit.Kylian Mbappe nuk është në formën të mirë fizike, pasi ka pësuar një dëmtim në nyje në javën e kaluar. Po ashtu, në dyshim për lojë janë edhe Alphonse Areola dhe Marquinhos.

Marco Verratti, Edinson Cavani dhe Dani Alves kanë pushuar në fundjavë dhe pritet të nisin nga minuta e parë, ndërkohë që Thiago Motta, Lass Diarra dhe Giovani Lo Celso konkurrojnë për të startuar në mesfushë.

Situata te Real Madridi

Daniel Carvajal është në dispozicion të Zinedine Zidane, pasi mungoi në ndeshjen e parë për shkak të suspendimit.

Toni Kroos dhe Luka Modric janë kthyer në stërvitje të dielën dhe do të jenë pjesë e Los Blancos. Pritet që së paku njëri prej tyre të nisë nga minuta e parë.

Marcelo është riaftësuar nga lëndimi dhe është po ashtu në dispozicion të trajnerit të Mbretërve.

Gareth Bale, Isco, Lucas Vazquez dhe Marco Asensio janë në konkurrim për formacionin startues dhe gjithçka do të varet nga vendimi i Zidane.

Fakte

Në 14 ndeshjet e fundit të PSG-së në Ligën e Kampionëve janë shënuar mbi 2.5 gola për ndeshje.

Janë shënuar 2.5 gola për ndeshje në 19 takime të Real Madridit në 20 ndeshjet e fundit në Ligën e Kampionë

Real Madridi ka shënuar së paku dy gola në 16 takime nga 20 përballjet e fundit në Ligën e Kampionëve.

Los Blancos i kanë fituar tri ndeshjet e fundit në garën më të madhe evropiane për klube.

Parashikimi

Paris Saint-Germain është në disavantazh prej 3-1 nga ndeshja e parë dhe duhet të japë maksimumin për ta eliminuar kampionin në fuqi të Ligës së Kampionëve, edhe atë në mungesë të Neymarit.

Njëherësh, disa prej lojtarëve kyçë nuk janë në formë më të mirë fizike, gjë që ia vështirëson akoma më shumë punët ekipit vendas.

Real Madridi është favorit për t’u kualifikuar në çerekfinale dhe e di se nëse arrin të shënojë, atëherë kualifikimin do ta ketë në duar. Mbretërit kanë shënuar në secilën prej 10 ndeshjeve të fundit si mysafirë.

Cristiano Ronaldo është kthye në formë dhe po shënon gola, pikërisht në kohën kur i nevojitet Realit. Madje ekipi i Zidane mund t’ia shkaktojë PSG-së humbjen e parë në terren vendas këtë edicion.

Rezultati

Paris Saint-Germain 2-2 Real Madrid.

(Kosova Sot)

3 orë e 38 minuta më parë
25/06/18