“Neymar është ndër më të mirët, Reali duhet ta transferojë”

  • 06 March 2018 - 19:11
“Neymar është ndër më të mirët, Reali duhet ta transferojë”

ose Antonio Camacho beson se Real Madrid duhet të transferojë sulmuesin brazilian, Neymar

Legjenda spanjolle, Jose Antonio Camacho ka thënë se Neymar është një nga lojtarët më të mirë në botë, dhe Real Madrid duhet të tentojë transferimin e tij.

“Mendojë se Reali duhet të transferojë lojtarët më të mirë dhe Neymar është një nga ta”, tha Camacho për Cadena SER.

“Nëse do të mund të nënshkruaja me të, do ta bëja. Ju duhet t’i merrni lojtarët që luftojnë për Topin e Artë”.

Neymar që prej kalimit në PSG verën e kaluar, vazhdimisht është lidhur me një kalim në Santiago Bernabeu.

(Kosova Sot)