Serie A mund të largojë VAR-in

  • 06 March 2018 - 19:18
Serie A mund të largojë VAR-in

Serie A nuk garanton që edhe sezoni e ardhshëm do të përdoret VAR (Video Assistant Referee)

Udhëheqësit e gjyqtarëve italian bëjnë me dije se nuk janë të sigurt se VAR do të përdoret edhe sezonin e ardhshëm në Serie A.

VAR po përdoret këtë sezon, por ka shumë pakënaqësi për vonesa dhe pasiguri tek lojtarët dhe tifozët.

“Nuk e di nëse VAR do të jetë në Serie A edhe sezonin e ardhshëm, por mendojë se do të jetë dhe ne jemi duke punuar që të funksionojë më mirë”, tha Marcello Nicchi për Rai Sport.

“Vetëm pas përfundimit të sezonit të parë do ta dimë se ku duhet përmirësuar”.

(Kosova Sot)