Mësohet sekreti i golave të Messit nga gjuajtjet e lira

  • 06 March 2018 - 19:47
Mësohet sekreti i golave të Messit nga gjuajtjet e lira

Leo Messi është në formë të jashtëzakosnhem, duke shënuar tre gola nga gjuajtjet e lira në tre ndeshjet e fundit

Ylli i Barcelons, Leo Messi është shndërruar në lojtarin më të rrezikshëm në botë edhe nga gjuajtjet e lira.

Argjentinasi është bërë makth i portierëve në ndeshjet e fundit, ku ka shënuar pesë gola nga gjuajtjet e lira këtë sezon.

Tri prej tyre janë në tre ndeshjet e fundit, ndaj Gironas, Las Palmas dhe së fundmi Atletico Madridit, me të cilin gol fituan tre pikë.

Një nga sekretet e këtyre golave është puna që po bëjnë Busquets, Pique dhe Rakitic, të cilit po ia mbulojnë pamjen portierëve kundërshtarë dhe kjo u vërejte në ndeshjen e fundit.

“Mos e lini të shikojë, mos e lini të shikojë”, u ka thënë disa herë Busquets dy bashkëlojtarëve të tij.

Kamera e pozicionuar te Ter Stegen tregon me qartësi momentin e parë kur Oblak sheh topin e Messit vetëm atëherë kur gati kishte kaluar murin mbrojtës.

Image
Image

 

(Kosova Sot)