Ronaldo e barazon edhe një rekord tjetër në Ligë të Kampionëve

  • 07 March 2018 - 10:57
Ronaldo e barazon edhe një rekord tjetër në Ligë të Kampionëve

Forma e jashtëzakonshme e Cristiano Ronaldos në Ligë të Kampionëve vazhdoi edhe të martën mbrëma, gjersa portugezi e barazoi edhe një rekord tjetër duke shënuar ndaj Paris Saint-Germainit.

Ylli i Real Madridit shënoi golin e parë në ndeshje në minutën e 51-të në ndeshjen e kthimit të 1/8 së finales kundër PSG-së në “Parc des Princes”.

Me një goditje të fuqishme me kokë pas harkimit nga Lucas Vazquez, Ronaldo shënoi gol për të nëntën ndeshje më radhë në Ligë të Kampionëve, duke e barazuar rekordin e vendosur nga ish-ylli i Manchester United, Ruud van Nistelrooy, mes 2002 dhe 2003. 

(Kosova Sot)