Manchester United ia vë çmimin portierit

  • 07 March 2018 - 12:52
Manchester United ia vë çmimin portierit

Manchester Unitedi i ka vënë një çmim prej 7 milionë euro portierit Sam Johnstone, i cili është duke mahnitur në huazim te Aston Villa, raporton The Sun.

Johnstonit do t’i skadonte kontrata në fund të këtij sezoni, por Unitedi së fundmi ia zgjati atë për edhe 12 muaj tjerë, transmeton Express.

Megjithatë, e ardhmja e tij afatgjate në “Old Trafford” është e pasigurt pasi United është i gatshëm ta shesë për çmimin e duhur në verë. 

(Kosova Sot)